Beqaj publikon foton: Në lokale ndalohet duhani dhe promovohet cigarja elektrike!

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja me anë një të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar faktin se në nga lokalet me emër në kryeqytet bëhet thirrje për ndalimin e prirjes së duhanit, ndërsa po në të njëjtin vend i bëhet reklamë cigareve elektronike.

“Bashkëjetesa e informimit të ndalimit të duhanit me promocionin e përdorimit të produkteve “inovative” të duhanit. Çfarë ironie!”, çfarë ironie shkruan Beqaj në statusin e tij në Facebook.

Deputeti socialist njihet si një nga ligjvënësit që ka qenë kundër lejimit të cigareve në ambientet e brendshme, në lokale apo në institucione publike. Ndërsa kohor më parë ai pati iniciuar një ligj në Parlament ku i detyronte prodhuesit e tregtuesit e cigareve që në ambalazhimin e paketave të vendosin foto të tmerrshme që paralajmëronin dëmet serioze që shkakton duhanpirja. Por një nismë e tillë u bllokua nga mazhoranca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT