Reagon Meta për ligjin e Presidentit: Ky parlament kërkon shpërndarje të menjëhershme

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të draftit të mazhorncës që kufizon mundësinë e tij për të bllokuar qeverinë dhe Kuvendin.

“Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetaret kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershme. Një parlament ku një pjesë e mirë janë edhe tradhtarë dhe mercenare.

Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit te 25 prillit ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”, tha Meta. GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT