Rama: Ça do Monika në Durrës? Meta mos do vilën e Zogut? Nuk ka më kthim pas….
Prezanton rikthimin e Lefter Kokës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Durrës rikthimin e Lefter Kokës në PS, duke sulmuar fort LSI-në e Monika Kryemadhin. “Po vijnë Luli dhe Monika këtu, po Ilir Meta çfarë do akoma në Durrës. Edhe pse Monika ja çuan gabim, koalicioni me ne ka qenë pjesa më e mirë e karrierës së tij.
Çfarë do më shumë Ilir Meta, vilën e Zogut?”, tha Rama, i cili për çështjen e projektit të përpunimit të mbetjeve tha që “Nuk është rastësi që unë jam unë këtu sot dhe po këtu është Lefteri që kemi punuar në aleancë në LSI. E cila i ka votuar ato projekte, të paktën mos bëhen qesharakë në sy të njerëzve.
Nëse LSI ka bërë gjë të mirë ka qenë të mbështesë PS-në në punën që nisëm, thjesht të mos na pengojë. Kurse sot janë bërë bashkë për ta kthyer Shqipërinë ku janë ata”, tha Rama.
Ai tha se puna e vetme e mirë që ka bërë LSI ishte kur mbështeste PS-në për punën e bërë. Kryeministri solli në vëmendjen dhe çështjen e plehrave teksa deklaroi se PD nuk jep zgjidhje por hedh vetëm akuza.
“Një revoltë që mund të kishte percipituar më rëndë. Ndërkohgë që ishte një çëstje koordinimi. Si tja bëjmë që të ndërpresim këto punë, ato mrekulli që kemi bërë në Sharrë. Apo Elbasanin që kishte gangrenën e malit me plehra dhe themi ska problem. Le të kthehen siç ishin plehrat se kemi COVID. Të paktën mos të bëhen qesharak. Në vend që të distancohen, hidhen përpjetë. Në vend që të thonë se si të zgjidhin gjërat. Ata duan të nxisin sherr, të shpifin sa të munden dhe të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit. Dhe pastaj nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë gjithçka që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën do të bënte. Puna e mirë është që nuk na ka dalë para për të na penguar”, deklaori kryeministri.
Lideri socialist shtoi se “tani janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne këtu në promovimin e platformës Deputeti që duam, nuk jemi nga halli. Nuk na sjellë ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të humbur, janë të destinuar të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ne jemi këtu se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të përmirësohemi. Ne kemi nevojë të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj dhe të reja me energji. Ne jemi këtu për tju thënë të gjithë vajzave dhe djemve që mund të jenë simpatizantë tonë por që sot ndjejnë diçka për të thënë”.
Ndërsa u shpreh i vendosur se “të mos i gënjejë kujt mendja se kush voton për LSI-në mund të kapë PS-së. Nuk ka më kthim mbrapa. Rama thumboi edhe presidentin Meta, duke e lidhur me takimet e Kryemadhit në Durrës. “çfarë do Ilir Meta në Durrës? Të marrë edhe një vilën e Zogut përveç vilës që ka në bregdet?”, tha në mënyrë ironizuese Rama.