Rama nxjerr videon: Eh mor Lul, mirë ti që fle në këmbë, po pse të bëjnë qesharak dhe ata që…

Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook një tjetër video me takimet e Bashës në Durrës, ku ky i fundit thotë se familjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në videon e tij, Rama thekson se familjet që takon Basha janë eksponentë të PD-së dhe nuk është e vërtetë që s’kanë marrë ndihmë.

Madje në video Rama nxjerr edhe dokumentat, sipas të cilave, ata janë ndihmuar nga qeveria.

“Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë po ata që të çojnë tek “hallexhinjtë” pse të bëjnë qesharak xhanëm me këta që të nxjerrin në pritë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT