“Evropë, a po talleni?”/ Studentja rikujton krimet serbe në Kosovë, mbron ish-luftëtarët e UÇK-së

Një studente kosovare e Fakultetit të Filologjisë ka gjetur një mënyrë simbolike për të reaguar në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së, aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kosovës.
Ditën e djeshme Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit dhe shkoi në gjykatën ndërkombëtarë në Hagë.
Ndërkohë, studentja ka bërë një pankartë në të cilën paraqet disa momente të dhimbshme që ka përjetuar populli kosovar. Nëpërmjet kësaj pankarte ajo ka sjellë edhe njëherë në kujtesë krimet dhe masakrat serbe në vend. Madje ka vendosur edhe mbishkrimin “Evropë, a po talleni”.
“Pankarta është vendos si reagim për arrestimet e presidentit dhe të tjerëve si udhëheqës të UÇK-së dhe padrejtësitë që po na bëhen si shtet duke na gjykuar për lirinë tonë, ndërsa duke favorizuar Serbinë gjenocidale,” shkruajti ajo.