VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet e kultivimit të drogës në Vlorë: Është e pazakontë pasi bimët ishin…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje të reja të kultivimit të kanabisit mes zonës së Dukatit dhe Tërbaçit të Vlorës.

Duke folur me gazetarin Endri Xhafo, gazetari Hoxha tha se pamjet janë marrë në fund të muajit Tetor dhe kjo tregon se mbjellja është bërë përgjatë muajit gusht, pra bima është tre-mujore.

Ai e lidhi këtë me dy fenomene të ndryshme, e para fakti që jemi në vit parazgjedhor, dhe e dyta pandemia e koronavirusit e cila ka ulur kontrollet e policisë në terren për shkak të angazhimeve të tjera dhe ndalimin e të rinjve për të punuar jashtë vendit.

“Pamjet janë marrë në fund të muajit të Tetor, para një jave. Prandaj mua më habiti se kjo do të thotë se është mbjellë gjatë muajit gusht. Në fund të muajit shtator policia e shtetit bëri një aksion dhe gjeti një sasi prej 20 mijë rrënjësh. Është mbjellë njëherë dhe është rimbjellë për herë të dytë. Kultivuesit kanë shmangur monitorimin. Në foto duket zona pyjore mes pishave. Janë rezervuarit e ujit për t’i dhënë ujë bimës. Të gjitha këto denoncime kanë pasur një qëllim, për tëe thënë se në një vit parazgjedhor ka rritje të kultivimit të kanabisit. Duke qenë në pandemi policia është e angazhuar edhe në gjëra të tjera përfshirë edhe këtë punën e maskave. Ka patur shumë fuqi punëtore sepse të rinjtë që shkonin jashtë në sezonin veror kanë mbetur në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT