Deklarata e fortë/ Donald Trump nuk dorëzohet: Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta

Presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë se nuk do të heqë dorë kurrë nga lufta për qytetarët dhe vendin.

”Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë.”

Trump ka ngritur akuza për manipulim të procesit zgjedhor, ndërkohë që rivali i tij, Joe Biden është drejt konfirmimit si presidenti i ri i SHBA.

Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT