VIDEO/ Në ish-fabrikën në Kukës ku u “torturuan mbi 20 persona për bashkëpunim me serbët”, çfarë thonë banorët

Kjo është ish-ofiçina e përpunimit të metalit në Kukës. Në vitin 1999, për katër muaj me radhë, këto godina dhe kjo hapësirë shërbyen si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u mobilizuan dhe u përgatitën luftarakisht mbi 10 mijë ushtarë dhe pjesëtarë të UÇK-së.

Por në aktakuzën e prokurorëve të Hagës, thuhet se në këto godina u mbajtën të ndaluar së paku 20 persona pa proces të rregullt ligjor. Gjithashtu në aktakuzë thuhet se ata u mbajtën të lidhur me pranga dhe me roje të armatosur mbi kokë.

Pronari i ish ofiçinës së metaleve, Asllan Elezi, e cila me dëshirën e tij u kthye në bazë të UÇK-së, mohon që akuzat e ngritura të jenë të vërteta.

“Janë shpifje për të ulur dinjitetin……mbaj përgjegjësi ligjore për këto që them”

Prokurorët e Hagës, vitin e shkuar ishin pikërisht në këtë bazë për hetime, por Asllan Elezi thotë që ata arritën të gjenin vetëm 8 fishek luftarakë.

“ Po se i mbanin ata oficerët….”

Organi i akuzës së Hagës, ka hedhur dyshime se edhe në këtë bazë, mund të jenë kryer transplante të organeve njerëzore.

“ Ka pasur dyshime…erdhën e panë po nuk gjetën asgjë..kontrolluan dhomën e mjekëve.

Tashmë, baza ku u mobilizuan mbi 10 mijë ushtarë dhe pjesëtarë të UÇK-së, është drejt amortizimit.

” Mbas 99 gjendja është e njëjtë siç e shihni..po degradon.”/Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT