Biden drejt Shtëpisë së Bardhë, 77-vjeçari përgatit fjalimin e fitores

Në komentet që bëri të premten mbrëma, ish-nënpresidenti Joe Biden tha se shifrat tregojnë se ai do ta fitojë garën për presidencën, por shtoi se ende nuk ka një deklaratë përfundimtare të fitores. Ai tha se shpreson të flasë para amerikanëve sot dhe bëri thirrje për unitet dhe qetësi.
Biden tha se ai dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris tashmë ishin takuar me ekspertë, ndërsa përgatiten për Shtëpinë e Bardhë.
“Vota juaj do të numërohet. Nuk më intereson se sa shumë përpiqen të tjerët për ta ndalur atë. Unë nuk do ta lejoj të ndodhë”, thai Biden përpara gazetarëve dhe ndihmësve.
Ai shtoi se do të përpiqet të sheshojë ndasitë partiake në vend dhe të merret me çështje madhore s pandemia e koronavirusit.
Biden u shpreh se do ta fitojë Pensilvaninë, ndërkohë thekson se po fiton në Arizona dhe Nevada dhe se do ta fitojë garën me një shumicë të qartë. Ai tha se është në rrugën e duhur për të marrë mbi 300 vota të kolegjit elektoral.