Koronavirusi/ Rekord infeksionesh në botë, 581 mijë në 24 orë

Vijon të rritet në mënyrë alarmante numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në botë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ditën e djeshme u regjistruan 581.679 infeksione të reja, përkundrejt 540,313 të enjten.

Rekordi i mëparshëm u vendos më 31 tetor, me 557,467 raste.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i infeksioneve në botë po shkon drejt pragut prej 50 milion, me 1.242.868 vdekje. Evropa ka tejkaluar 300,000 vdekje nga virusi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT