Meta nga Bylisi: Shqipërisë s’i kanë munguar burrat që i bënë ballë barbarëve

Ilir Meta i rikthehet sërish historisë për të sjellë logjikën e tij politike kundër qeverisë dhe disa ndërkombëtarëve.

Dhe këtë mesazh e ka përcjellë edhe në një postim të bërë në lidhje me parkun arkeologjik të Bylisit që ka vizituar dje dhe  sot.

“Të parët na kanë mësuar që të përballojmë erërat e barbarëve dhe diktatorëve”, shkruan Meta në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Ndërkaq, po nga Bylisi Meta ka rilanncuar një nga emrat “arkeologjik” të ekranit shqiptar siç është prezantuesja Silvana Braçe, për të cilën nuk i kursen komplimentet.

Postimi i Ilir Metës për Bylisin

“O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit.

Ky mbishkrim do të gdhendej në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti ilir, që falë së kaluarës së lavdishme, mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor.

Falënderim të veçantë për dijetarin dhe patriotin e shquar, Profesor Neritan Cekën, një prej arkeologëve tanë më të njohur dhe të dashur, zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik, si dhe për ekipin e arkeologëve të rinj, të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës sonë të arkeologjisë, si misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurive kombëtare monumentale.

Mirënjohje e pakufishme për kontributin e arkeologëve, historianëve e shkencëtarëve shqiptarë, mbi të gjitha për atdhedashurinë e tyre, që frymëzon në çdo kohë.

Shqiptarët, si banorë etnikë të këtyre trojeve, gjithmonë do të krenohen me këtë trashëgimi të vyer të të parëve tanë, dëshmi e qytetërimit brilant dhe e civilizimit tonë si popull.

Të parët tanë ja kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit.

Postimi për Braçen

“Një vizitë e paharruar në Bylisin antik, dëshmi madhështore e qytetërimit dhe e civilizimit të hershëm të popullit tonë, që nuk duhet ta lini pa e parë.

I lumtur të takoja Perëndeshën e ekranit shqiptar, prezantuesen e dashur të çdo brezi, Silvana Braçe, që me praninë e saj i risolli këtij qyteti magjik ilir, bukurinë dhe fisnikërinë e përhershme të gruas shqiptare”

Meta nga Bylisi: Shqipërisë s’i kanë munguar burrat që

Meta nga Bylisi: Shqipërisë s’i kanë munguar burrat që

Meta nga Bylisi: Shqipërisë s’i kanë munguar burrat që

Meta nga Bylisi: Shqipërisë s’i kanë munguar burrat që

Back to top button
LAJMET E FUNDIT