Berisha zbulon se për çfarë diskuton me Jozefina Topallin dhe kur do të heqi dorë nga politika

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së kryeministrit Edi Rama në lidhje me votimin pro të raportit të Dick Martyt gjatë qeverisjes së tij.

Sipas Berishës, rezoluta kërkonte hetim, ndërsa këtë e kishte kërkuar vetë Kosova dhe SHBA, pasi kundërshtimi i hetimit do të thoshte marrje përsipër e fajësisë.

Ndërkohë Berisha thotë se ka qenë shqiptari i parë që e ka denoncuar raportin e Dick Martyt në OKB dhe në çdo samit që ka marrë pjesë.

“Mos i qeshtë buza tradhtarit të kombit. Ajo rezolutë kërkonte hetim, dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. Është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët, dhe kundërshtimi i hetimit do të thoshte marrje përsipër të fajësisë. Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë. BE ka rënë dakord me Kosovësn për ngritjen e Gjykatës së Kosovës në Hagë.

I them vasalit të Aleksandër Vuçiçit, këtij tradhtarit që donte të ndante Kosovës dhe t’i flate detin Greqisë, mos të qeshtë buza për këto. Në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive. Parlamneti shqiptar për të lehtësuar cdo hetim, nuk i shkon ndërmend të marrë në mbrojtje krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Unë jam i vetnmi shqiptar që e kam denoncuar raportin e Dick Martit në OKB dhe në cdo samit”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT