Haradinaj poston foton viteve më parë me Joe Biden: Uroj mikun tim të kahmotshëm që..

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një foto speciale për të uruar Joe Biden në fitoren e tij të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Haradinaj thotë se Bidenin e ka mik dhe shpreson që të vazhdohet bashkëpunimi drejt forcimit të lidhjes strategjike Kosovë-SHBA.
Biden shumë vite më parë si senator ka qenë një nga mbështetësit e Kosovës, teksa regjimi serb sulmonte popullatën civile shqiptare. Në foton e publikuar sot, Ramush Haradinaj ishte aq i ri sa nuk kishte as thinja teksa edhe Biden duket se nuk ka qenë në moshë të thyer si sot.
Postimi i Haradinaj
Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër.
Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. RH