Rama shpërthen ndaj Bashës: Lulëzim fol për Dosjen e Shtëpisë së Verdhë, mos u fshih pas Covid

Kryeministri ka replikuar menjëherë pas stausit të kryedemokratit Basha, i cili e akuzonte si shpifje politike për akuzat e hedhura në lidhje me faktin se kishte kontribuuar në hartimin e dosjes së Hagës për Shtëpinë e Verdhë.
“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, repikloi në distancë Rama.
Më herët lideri socialist i kërkonte publikisht Bashës që të sqaronte një pozicion të tillë në lidhje me faktin se Basha kishte qenë përkthyes i mjekut peruan si pjesë e misonin të grupit hetimor të Hagës.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, ishte reagimi i parë i Ramës gjatë ditës së sotme./ Gazeta Shqip