Replikat/ Basha, Ramës: Çfarë lidhje ke ti më të vertetën? Po vjen dita që të largohesh gënjeshtar

Dukej se do ishte një e dielë e qetë, por kjo jo për dy kundërshtarët politik në Shqipëri. Mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha vijojnë replikat e pafundme në plaftormat sociale, me akuza dhe kundërakuza.
Shkak për këtë janë bërë akuzat e lëshuara nga Rama në adresë të Bashës se ai ka qenë përkthyesi i ekipit që hartoi dosjen e “Shtëpisë së Verdhë” me akuzat ndal UÇK-së. Basha reagoi së fundmi, duke e akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.
“çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”, replikon Basha.