Biznesmeni i familjes Berisha, serbi Fazlliç tallet keq me Bashën: Nëse hesht duket si budalla, kur hap gojën të heq çdo dyshim

Pasi lideri i selisë blu, Lulzim Basha, bëri një status urimi për Presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka reaguar biznesmeni i familjes Berisha, Damir Fazlliç.

“Nëse hesht ai duket si budalla, por kur e hap atë heq çdo dyshim” – ka ironizuar biznemeni Damir Fazlliç, kreun e PD-së, Basha.

Ai e çon më tej ironionë e tij duke e krahasuar Bashën me personazhe filmash si ‘Forrest Gump’ apo ‘Borat’.

Në një postim në Twitter, Fazlliç i është drejtuar një postimi të mëhershëm të kryedemokratit që uronte Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Biznesmeni shkruan se Basha jo vetëm që gënjeu për lidhje me Trump-in e përdori paratë ruse për një foto false me presidentin Trump, por tani kalon menjëherë në krahun tjetër.

“Forrest Gump në Ballkan, Borati i botës. Kaloi pjesën më të madhe të kohës duke gënjyer në lidhje me Trump, falsifikoi foto duke përdorur para ruse të dyshimta, tani kalon i pari në anën tjetër. Kur ai hesht mendohet se është budalla, por kur e hap gojëni i heq të gjitha dyshimet. #Basha.” – shkruan Fazllic në Twitter.

Biznesmeni i familjes Berisha, Damir Fazlliç tallet keq me Bashën:

Kush është Damir Fazlliç

Damir Fazlliç, njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili rezulton me një dosje shumë voluminoze të bashkëpunimeve të tij me personazhe të njohur të botës së krimit.

Boshnjaku është cilësuar si agjent i CIA-s, trafikant mbetjesh bërthamore, pastrues parash dhe biznesmen kontrovers; këto akuza, shpesh me shumë pak fakte, nuk janë provuar kurrë.

Në të njëjtën kohë, ai ka lidhje me disa nga politikanët dhe biznesmenët më të fuqishëm në Ballkan dhe Uashington DC, si dhe ka punuar në një numër të madh fushatash elektorale të rëndësishme.

Fazlliç është një mbështetës i partisë Republikane në SH.B.A. Ai punoi krahas Stuart Stevens, kryestrategut të Mitt Roomney për fushatën e vitit 2012 kundër Obamës, si dhe ndihmoi sigurimin e suksesit zgjedhor për Joseph Kabila në Kongo dhe Sali Berishën në Shqipëri.

Lidhja me Sali dhe Argita Berishën

“Miku” i kryeministrit Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, pranon në atë kohë para hetuesve të njësisë së Task-Force-s së prokurorisë së kryeqytetit se me studion ligjore “Malltezi & Kola” ka pasur marrëdhënie pune. Kjo studio ishte Argita Berishës dhe ortakes së saj. Sipas tij nëpërmjet kësaj studioje ai ka kryer konsulencën juridike për shoqëritë e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT