Infektohet me Covid zëdhënësi i Kryemadhit, Petrit Vasili shtrohet në spital privat

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është infektuar me koronavirus. Virusi ka qenë agresiv dhe mësohet se Vasili është shtruar në një spital privat për trajtim të specializuar.

Kujtojmë se dalja e tij e fundit për mediat ka qënë në 28 tetor, pra 11 ditë më parë. Përfaqësuesit e kësaj force politike kanë zhvilluar takimet me qytetarët pa maska dhe pa asnjë distancë, duke pretenduar se COVID-19 nuk ekziston.

Pak ditë më parë Monika Kryemadhi tha se ‘COVID nuk futet në LSI, edhe po e zuri nuk e gjen gjë se ka imunitet të fortë’, por mesa duket nuk rezultoi kështu.

Pak më herët u raportua se edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri është infektuar me COVID. Gjiknuri tha se po merr trajtim mjekësor në shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT