Shpërthimi i COVID/ Jo vetëm Tirana, ja qyteti me 155 vatra aktive të koronavirusit

Elbasani është një nga zonat ku numri i të infektuarve me Covid është rritur. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar 33 raste të reja.

Konkretisht, sipas raportimeve, Elbasani numëron 155 vatra të koronavirusit, kryesisht shkolla.

Kështu 23 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pozitiv me covid-19, ndërsa 25 mësues janë në pritje të tamponit.

Vetëm në një javë, në të gjithë shkollat e qytetit kanë munguar 58 nxënës.

Ndërkohë në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive, në Gramos 35 dhe në Cërrik 31 vatra.

Ndërkohë në gjithë qytetin e Elbasanit janë 540 raste aktive me Covid-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT