Akuzat e Prokurorisë ndaj Jakup Krasniqi: Përgjegjës për 10 krime të rënda

Akuza e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara ndaj Krerëve të UÇK-së ku përfshihen hahim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi etj, që përbëhet nga 69 faqe përfshin përndjekje, burgosje, arrestim të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Janë gjithsej 10 vepra për të cilën akuzohet krerët e UÇK-së në draftin e redaktuar të Prokurorisë Speciale. Sekretarja e Gjykatës lexoi pikat e aktakuzës për të cilat pretendohet se Krasniqi i ka kryer, përkatësisht ai dyshohet për krime kundër njerëzimit: përndjekje dhe burgosje. Krasniqi po ashtu akuzohet për krime lufte si: ndalim arbitrar, akte të tjerat çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Gjykata pretendon se ekziston dyshimi i bazuar se Krasniqi ka kryer këto krime. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou i lexoi Krasniqit të drejtat e tij dhe pyeti palën mbrojtëse për përcaktimin e datës për konferencën e statusit. Ai tha se deri më 13 nëntor do të përcaktohet data për konferencën e statusit.

Avokatja mbrojtëse e Krasniqit, Venkateswari Alagendra kërkoi që t’i jepet mbrojtjes 30 ditë kohë që të përgatitet për konferencën e statusit.

Sipas kësaj prokurorie, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, lëshuan direktiva, udhëzime dhe urdhra lidhur me kundërshtarët.

Sipas prokurorit ata ishin personalisht pjesëmarrës në trajtimin e kundërshtarëve në terren, ndër të tjera edhe përmes pjesëmarrjes së tyre në frikësimin, marrjen në pyetje, keqtrajtimin dhe mbajtjen të ndaluar të kundërshtarëve, si në rastet që diskutohen në vijim.

Në material theksohen raste të veçanta nga ofensivat e UÇK-së ku janë marrë robër por edhe janë burgosur njerëz.

Sipas akuzës, pasa transferimit të disa të ndaluarve që ishin rrëmbyer në Rahovec, rrethina, dhe në vende të tjera, në ish-stacionin e policisë në Malishevë në fund të korrikut 1998, Jakup Krasniqi u identifikua se ishte i pranishëm atje dhe në një rast vizitoi dhomën ku mbaheshin të ndaluarit.

Në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit 1998 në zonën operative të Dukagjinit, Hashim THAÇI dhe Rexhep SELIMI ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (‘FARK’) të lidhura me qeverinë në mërgim.

Ata ishin të pranishëm si në vendin e arrestimit në ashtu edhe në vendin ku të ndaluarit u transferuan, rrahën dhe morën në pyetje më pas. Në 1999, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI u përfshinë në aspekte të ndryshme të transferimit, ndalimit dhe/ose lirimit të të ndaluarve që

mbaheshin në një qendër ndalimi afër Kleçkës. Gjithashtu, Hashim THAÇI, gjatë ushtrimit të funksioneve të përshkruara në paragrafin 2 më lart, kontribuoi në mënyrë të qenësishme në arritjen e qëllimit të përbashkët, që përfshinte kryerjen e krimeve të paraqitura në aktakuzë, përmes një ose më shumë prej mënyrave./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT