Përplasja/ Avokati i Thaçit: Ku humbën akuzat e trafikimit të organeve? Biden e cilësoi si George Washingtoni i Kosovës

Avokati i Hashim Thaçit, në ndërhyrjen e tij në seancën e sotme ka deklaruar se akuza ka fshehur të dhënat, pasi ka censuruar materialin e plotë, ndërkohë sulmoi prokurorinë se ku i ka akuzat për “vjedhje të organeve” apo “Shtëpinë e Verdhë” përse nuk janë adresuar.

Nga ana tjetër avokati ka deklaruar se të gjitha akuzat e vendosura ka një strukturë të paqartë dhe abuzuese që nuk përputhen me të vërtetën dhe janë false. Të gjitha do t’i rrëzojmë me sukses.

Ndërkaq, u çuditëm kur urdhëruat arrestimin e zotit Thaçi, ndërkohë që mund të bëhej ndjekja në gjendje të lirë, unë do të kërkoj sot pasdite lirimin e tij, por pasi kam menduar më gjatë ne mendojmë se nuk duhet të bëhet kjo kërkesë pa ditur pretendimin e Prokurorisë se ai ka rrezik arratisje.

Ai më tej shtoi se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme. “Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.

“Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë”, ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.

Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, Hooper, është përplasur me gjyqtarin e procedurës paraprake.

Për klientin e tij, që Tribunali i Hagës po e akuzon për krime lufte, Hooper e ka cituar Bidenin.

“Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, tash president i zgjedhur i SHBA’së, e ka quajtur z. Thaci Georg Ëashingtonin e Kosovës”, ka thënë Hooper

Ndërkaq, vetë ish-presidenti i Kosovës ka qenë mjaft kritik me përkthimin dhe ka kërkuar që të jetë një përkthyes i shqipes nga Kosova pasi e bën interpretimin më mirë.

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë sot para trupës gjykuese në Hagë. GThaçi, i cili dha dorëheqjen si kreu i shtetit të Kosovës u njih me 6 akuzat që rëndojnë mbi të dhe bashkëpunëtorët e tij. mes të tjerash Thaçi akuzohet për krime lufte, të kryera në vitet ’98-’99.

Lidhur me këto akuza, Thaçi tha para trupës gjykuese se i ka lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha. “I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, deklaroi Thaçi.

Nicolas Guillou, gjyqtari i procedurës paraprake ka pyetur Thaçin nëse deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm pas leximit të aktakuzës. Ish presidenti tha se deklarohet i pafajshëm dhe se akuzat nuk qëndrojnë.

“Akuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e kauzës si të paqëndrushme”, u shpreh Thaçi./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT