A ka vonesa në dhënien e përgjigjes së tamponit? Bino: Do fusim laboratorë të tjerë, do ulë kohën e pritjes së qytetarëve

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, duke folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë, deklaroi se në dy javët e fundit, ka një rritje të rasteve me Covid-19.

Duke folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, u shpreh se në dy javët e fundit ka një rritje të rasteve me koornavirus.

Bino theksoi se qytetarët duhet që të marrin të gjitha masat që janë thënë për të parandaluar koronavirusin, ndërsa shtoi se institucionet shëndetësore janë përgatitur për kryerjen e testeve të shpejta, me qëllim që askush të mos presë shumë kohë për testim.

Më pas shefja e epidemiologjisë u pyet nëse është e vërtetë se vonohet shumë përgjigja e tamponit dhe a do të ketë laboratorë të tjerë për kryerjen e testimeve, Bino u shpreh:

“Aktualisht funksionojnë 3 laboratorë publik, të cilët po kryejnë testimet. Janë në plan edhe laboratorë të tjerë. Ka edhe laboratorë privatë që ne bashkëpunojmë. Gjithashtu ka nisur edhe kontrolli i cilësisë së tyre.

Futja e këtyre laboratorëve do të ulë kohën e dhënies së përgjigjes së tamponit. Ka patur grupe të caktuara të riskut që është dhënë përgjigja brenda 24-48 orëve, si mësuesve apo ata me rrezikshmëri më të lartë. Ne duam që të japim përgjigje brenda 72 orëve. Do të kryejmë teste të shpejta dhe të ulim kohën e pritjes së qytetarëve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT