Rekord viktimash nga COVID? Ministria fshin deklaratën

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për 12 viktima si pasojë e koronavirusit, por vetëm pak minuta pas dërgimit të përditësimit të të dhënave, njoftimi u fshi.
Sipas Ministrisë, në deklaratën e shpërndarë për mediat, u njoftua se betejën me koronavriusin nuk e kanë fituar: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Por pas kësaj, Ministria kërkoi ndjesë, duke sqaruar se ka pasur një gabim në të dhënat, ndërsa nuk bëhet ende me dije numri i saktë i viktimave në 24 orët fundit në vend.
Ndërkohë, numri i rasteve të reja është 525, duke e çuar numrin total në infeksioneve në vend në 24,731.