”Zonë rreziku”/ Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për qytetarët që shkojnë nga Shqipëria

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në një zonë risku si Shqipëria dhe duan të hynë në Gjermani.

Sipas ambasadës, qytetarët e kanë të detyruar të njoftojnë për këtë fakt dhe në rast hyrjeje në Gjermani duhet të përcjellin të dhënat personale, vendqëndrimet, deri në 10 ditë para dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjetin e udhëtimit të përdorur.

Njoftimi i ambasadës

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT