Koronavirusi/ Imunologu sqaron nëse mund të ri-infektohemi: Mos kini frikë, ja për sa kohë jeni të sigurt

Aktualisht vendi ynë ndodhet në kurbën eksponenciale të infektimit sa i përket situatës epidemiologjike në vend.
Kështu u shpreh imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në “Abc”, duke shtuar se shumica e popullatës nuk është imunizuar nga ky virus, dhe për këtë arsye ndodhemi në këtë situatë, ku një person i infektuar, ia kalon virusin tre të tjerëve dhe kështu me radhë
“Një i infektuar infekton tre persona të tjerë. Jemi në kurbën eskponenciale të infektimit. Shumica e popullatës nuk është e imunizuar nga ky virus. Jemi shumë larg ndaj këtij kufiri. Duhet që 50 për qind e popullatës të ketë rënë kontakt me virusin.”
I pyetur se pse gjatë verës nuk i patëm këto shifra, mjeku imunolog u shpreh se në këtë stinë që ndodhemi kushtet për përhapjen e virusit janë ideale.
“Në këtë periudhe kushtet për pëhrapjen e virusit janë ideale. Është skandaloze, që ka njerëz rrinë me kenaqësi në kafene. Jemi në kushtet ideale për t’u shpërndarë virusi në mënyrë eksponenciale, ambientet janë të mbyllura.”
Sa i përket shkallës së vdekshmërisë, Sulçebe u shpreh se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha rastet me Covid-19 konfirmohen nga sistemi
Kurse, rreth rreziqeve që mund të sjellë virusi, mjeku shpjegon: “Kjo është një sëmundje e vetëshërueshme, pa mjekim, e shëron sistemi ynë imunitar. Nuk është vdekjeprurëse, vdekshmëria nën moshat 50 është më e ulët se nga gripi. Sa më e ulët mosha, aq më e ulët vdekshmëria. Moshat mbi 60, meshkujt, sëmundjet shoqëruese, diabeti, zemra, veshkat, sëmundjet tumorale, këtu ka rreziqe. duhet të fokusohemi në mbrojtjen e kësaj popullate.”
Personat që e kalojnë virusin, mund të fitojnë imunitet deri në dy vjet sipas mjekut.
“Ky virus nuk ka të papritura të tmerrshme, sa i përket imunitetit. Antitrupat, nuk mund të themi me siguri se sa kohë do zgjasë, por nga eksperiencat e mëparshme me koronaviruset e tjerë, zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Nga SARS Cov1 apo MERS zgjat edhe me vite të tëra. Nuk duhet të kemi frikë se do prekemi më, për dy vjet, jeni të sigurt.