Merret vendimi/ Testime të shpejta për 40 minuta për Covid në Shqipëri

Komiteti ekspertëve të shëndetësisë komunikoi këtë të hënë disa masa të reja kufizimi për Shqipërinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Silva Bino bëri të ditur se është marrë vendimi për futjen në përdorim të testimeve të shpejta të Covid, e kjo do të jetë mundur në çdo poliklinikë.

“Duke filluar nga dita e mërkurë, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 – 06:00. Ky kufizim do të jetë dhe për restorantet e lokalet. Futja e udhëzime të shpejta, që do të përmirësojë testimin e gjurmimin. Maksimumi i tyre deri në 40 minuta mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore”, tha Bino.

Sipas saj futja e testity antigenik që identifikon virusin do të sjellë uljen e kohës së dhënies së rezultatit të COVID, e kjo mund të kryhet pranë mjekut të familjes dhe spitaleve rajonale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT