Rusia hyn në Ballkan, gati të hapë rubinetat e gazit në Serbi, përfundon ndërtimi i tubacionit gjigant

Media e Kremlinit, Sputnik, bën të ditur se ka përfunduar në territorin serb pjesa e gazsjellësit rus “Rryma Ballkanike” e cila do të sjellë 31.5 miliardë metra gub gaz natyror në Serbi, që më pas do të përcillet në Europë.

“Ngjarjet zyrtare në lidhje me përfundimin e tubacionit të gazit janë zhvilluar për shkak të pandemisë, por ceremonia me siguri do të mbahet më vonë”, thekson një burim qeveritar rus për Sputnik.

Në janar 2019, Bullgaria mori një vendim për të vazhduar degën e “Rrymës Turke” në Serbi. Pas kësaj, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, premtoi në tetor 2020 se Serbia do të përfundonte ndërtimin e tubacionit të gazit nga kufiri Bullgar në Hungari deri në fund të vitit. Ndërtimi i seksionit serb të “Rrymës Turke” filloi në Mars 2019.

“Rryma Ballkanike” është një degë e “Rrymës Turke” e cila do të çojë gazin rus në Serbi dhe më tej në Evropë.

Gazsjellësi “Rryma Turke”, i cili filloi të funksionojë në 8 Janar, shkon përgjatë fundit të Detit të Zi nga Rusia në bregdetin turk. Dega e tranzitit tokësor vazhdon në kufirin me vendet fqinje, nga ku gazi tashmë eksportohet në Greqi, Bullgari dhe Maqedoninë Veriore. Në të ardhmen gazi do të shkojë në Serbi dhe Hungari. Kapaciteti i tubacionit të gazit të gjatë 930 km është 31.5 miliardë metra kub gaz në vit. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT