Rama kapet sërish me Bashën: Pse i shmangesh raportit të Dick Marty, je pjesë e lojës për njollosjen e UÇK

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar me akuza ndaj njëri-tjetrit nëpër rrjetet sociale.
Pasi Rama e quajti „kalama të llastuar”, dhe lideri demokrat i tha „të shkulej nga Instagrami dhe të merrej me hallet e Shqipërisë”, ka reaguar sërish kreu i qeverisë.
“Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty,aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK,ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!
Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!,” shkruan Rama.