Nuk ndalet Trump, presidenti flet me emra: Kemi prova tronditëse për manipulim votash

Presidenti amerikan Donald Trump vijon që të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të tre nëntorit. Në një sërë postimesh në Twitter, Trump shkruan se ka pasur një sërë parregullsish në shtete të ndryshme.
“Nevada po rezulton të jetë një gropë e votave të rreme. @mschlapp & @AdamLaxalt po gjejnë prova që, kur të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse!” , shkroi Trump në postimin e tij.
Sipas të dhënave, Joe Biden kryeson në Nevada me 36,186 vota apo me 2.7% të votave totale në këtë shtet.
Sa i përket shteteve të tjera, presidenti amerikan shkruan:
“Georgia do të jetë një fitore e madhe presidenciale, siç ishte natën e zgjedhjeve.”
“Pennsylvania na ndaloi që të shihnin procesin e numërimit. Gjë kjo e paimagjinueshme dhe e paligjshme në këtë vend.”
“Wisconsin duket shumë mirë. Duhet pak kohë statutorisht. Do të ndodhë së shpejti! Reince Priebus, Sean Duffy.”