Një pacient me Covid-19 hidhet nga kati i dytë i Spitalit Infektiv

Paraditen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.
Një person është hedhur nga lartësia e spitalit ku po trajtohej për shkak të infektimit me koronavirus. Ngjarja e rëndë është shënuar në spitalin Covid 1, në kryeqytet.
Mësohet se ai prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital dhe pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit ka ndërruar jetë.
Pranë këtyre ambienteve kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë nuk dihet ende identiteti i pacientit.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë kur pacientët me Covid, ndërmarrin këtë akt ekstrem.