Lajm i Fundit/ U hodh nga kati i tretë i spitalit, policia zbulon kush është pacienti

Ditën e sotme rreth orës 12:30 është vetëhedhur nga lartësia e një spitali një 69-vjeçar. Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. B., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Tiranës në një informacion paraprak njofton se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të saj.
Tiranë/informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.