Trajneri Reja: Ndeshjen me Kosovën do e kisha shmangur, duam kreun e grupit

Shqipëria dhe Edy Reja bëhen gati për miqësoren kundër Kosovës, të mërkurën në “Elbasan Arena”. Ky pritet të jetë një test i rëndësishëm për trajnerin e Kombëtares përpara dy sfidave të fundit në Ligën e Kombeve, kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Trajneri Edy Reja do kishte dashur të shmangte këtë miqësorë por ishte e vetmja mundësi zgjedhje.
Trajneri pranon se këtë sfidë do ta shfrytëzoj për të parë disa elemente të rinjtë, ata që nuk kanë pasur minuta në të kaluarën.
Vëmendja kryesore e Edy Reja është e gjithë në dy sfidat e fundit ku italiani beson se Shqipëria i ka ende mundësinë për të marrë kreun e grupin:
Objektivat
Ideja është të mos humbasim fokusin në këto dy ndeshje. Duam të luajmë mirë, por sigurisht, që e duam dhe fitoren. Kemi qenë favorit për vendin e parë dhe akoma jemi. Uroj të shfrytëzojmë potencialin që kemi. E nisëm me fitore, pastaj e ulëm ritmin, morëm dy pikë jashtë. Uroj të shfrytëzojmë faktorin fushë për këto dy ndeshje.
Kosova
Kemi ndeshje me Kosovën, mirë të flasim për këtë takim dhe pastaj të merremi me të tjerat. Nuk do të doja të luanim me Kosovën, por ishte e vetmja mundësi. Kishim programuar takimin me Gjibraltarin, pastaj kishim me Armeninë, por nuk ndodhi për shkak të gjendjes së luftës. Ishte një datë vendosur nga UEFA. Erdhi si mundësi, do të gjejmë motivacionin e duhur për të luajtur këtë takim. Të rinjtë kanë stimuj për të treguar vlerat. Jam i bindur se do të tregojnë që e meritojnë të luajnë këtu”, përfundoi Reja.