Pesë të vdekur e 596 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 596 raste të reja, nga testimi i 1559 mostrave.
Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e vdekjes janë nga Gjilani (72 dhe 50 vjeç), Prizreni (70 dhe 67 vjeç) dhe Suhareka (58-vjeç).
Sa i përket rasteve të reja, sërish prin dukshëm Prishtina me 295 raste. Pasojnë Gjilani me 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste.
Shifrat flasin edhe për të infektuar edhe në komunat: Kaçanik 5 raste; Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj.