A qëndrojnë pacientët me viktimat nga Covid-19 për orë të gjata në dhomë? Manastirliu sqaron: Çështje që janë…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një komuikim me gazetarët, ku foli rreth situatës së vendit tonë të krijuar nga Covid-19.
Gjatë kësaj konference, ajo u pyet nëse është e vërtetë që në spitalet Covid në vend, pacientët e shtruar qëndrojnë për orë të gjata në dhomë me personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
“Sa i përket pyetjes nëse qëndrojnë në dhomë, besoj që kjo është një përgjigje që duhet të merret nga strukturat e spitaleve dhe besoj që çështje të cilat janë në një hetim nga organet përkatëse ne duhet të kemi të gjithë durimin për të pritur konkluzionet e këtyre hetimeve”, tha Manastirliu.