Kadri Veseli del njihet me akzuat e Hagës, avokati e mbron online

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është paraqitur para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është duke marrë pjesë virtualisht në dëgjimin e parë publik të Kadri Veselit para Gjykatësit të Dhomave të Specializuara. Ben Emmerson është avokat britanik dhe do të mbrojë ish-kreun e PDK’së në Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara nga Prokurori i Specializuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.
Kadri Veseli është transferuar në Hagë më 5 nëntor 2020. Pas konfirmimit të aktakzuës nga Gjyqtari i procedurës paraprake dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK’së.