COVID-19 i merr jetën 33-vjeçares pa sëmundje shoqëruese

Tetë persona humbën jetën si pasojë e koronavrusit në vend, ndërsa mes viktimave është edhe një 33-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është nga Lushnja, ndërsa nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njofton Ministria.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vend u regjistrua një shifër rekord rastesh të reja me koronavirus, 563.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT