‘Ky nuk është një virus i lehtë’, mesazhi i Rudina Hajdarit pasi merr lajmin e mirë nga Pipero

Deputetja opozitare, Rudina Hajdari ka fituar betejën me Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka bërë me dije se lajmin e shërimit ia ka dhënë doktor Pëllumb Pipero.
Hajdari shkruan se virusi nuk është i lehtë dhe bën apel për kujdes.
“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.
Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!“, shkruan deputetja.