Infeksionisti i njohur jep këshillën e rëndësishme: Nëse keni Covid, ja kur duhet të shkoni në spital

Një nga imunologët më të famshëm në Itali Roberto Bernabei, ka deklaruar se një i sëmurë me Covid me thjeshtë kollë e pak temperaturë nuk duhet të shkojë në spital por të qëndrojë të kurohet në shtëpi, duke u lidhur me mjekun e familjes.

Ai ka shpjeguar edhe arsyen përse të rinjtë shkojnë në terapi intensive, që shpjegohet në shumicën dërmuese me raste të patologjive të tjera. Bernabei tha se vdekjet e të rinjve pa patologji janë enigmë edhe pse janë verifikuar kartelë për kartelë. “Por janë shumë pak, vetëm 0.2%”, tha ai.

Sipas tij, shenja e alarmit për të sëmurët me koronavorusit është e dhëna e oksigjeni që matet në gusht me anë të oksigjenometrit. Nëse do të jetë poshtë nivelit 89 do të thotë se kemi të bëjmë me pneumoni të rëndë që kërkon një kurim në spital. Nëse është 90 e më lart është normal.

“Covid 19 është një sëmundje infektive normale që merr apo godet ato pjesë të popullsisë që janë më të brishtë. Siç ndodh me kancerin apo edhe viruset e tjerë. Nëse jemi të gjithë të disiplinuar do të dalim pa problem nga kjo pandemi”, ka thënë Bernabei për televizionin italian La 7, përkatësisht emisionin “Piazza Pulitta”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT