Meta i përgjigjet Ramës: Shto testimet, rrit buxhetin shëndetësor

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa i kërkon të shtojë testimet për koronavriusin.
Me një shënim në Facebook, Meta thotë se numri i infeksioneve dhe i viktimave po rritet çdo ditë, ndërsa i bën thirrje qeverisë të rrisë buxhetin për sistemin shëndetësor.
Njoftimi i plotë:
Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!
Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet!
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!