Hedhja e 69-vjeçarit nga Infektivi, Çomo: KUJDES, Covid shkakton çrregullime psikologjike

Shefja e Spitalit Infektiv, profesoresha Najada Çomo, ndërsa foli për ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Spitalin Infektiv, ku u hodh nga kati i dytë një pacient me COVID, tha se gjendja e pacientit paraqitet kritike.

Në një lidhje për “Abcnews”, lidhur me aktin e rëndë të ndërmarrë nga i moshuari, Çomo u shpreh se gjithmonë mbetet frika për pasojat që sëmundja lë në sistemin nervor.

Sipas mjekes, çdo pacient që është i prekur nga Covid është i rrezikuar nga çrregullimet psikologjike

“Sigurisht është ngjarje tragjike ajo që ka ndodhur me një pacient të shtruar në 24 orët e fundit. Ai ndodhet aktualisht në terapi intensive pranë spitalit Infektiv. Akti është kryer nga në një situatë të rënduar psikologjike. Për të qene korrekt me ju, gjithmonë mbetet frika për pasojat që sëmundja lë në sistemin nervor. Padiskutim mund të themi që çdo pacient që është i prekur nga Covid është i rrezikuar nga çrregullimet psikologjike. Pranë infektivit kemi psikologë të atashuar, në krahun tim çdo ditë është në krahun tim psikologu, është pjesë e punës në spitalin infektiv. Pacientët kur hyjnë në Infektiv kanë frikën e sëmundjes, kanë problematika të tjera siç mund të jetë kontakti i pamundur me familjarët, gjë e cila rëndon psikologjikisht pacientin, edhe pse ne mbajmë kontakte të vazhdueshme me familjarët e çdo pacienti”, tha Çomo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT