Rama nxjerr bilancin e Italisë për vetëvrasjet e pacientëve: Ilir, si të ra kështu kallaji fare o njeri?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta, për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe masat e marra nga qeveria.

Kreu i qeverisë i kërkon presidentin të heqë dorë nga akuzat sepse “po i bie kallaji fare”.

“Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!

Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria” shkruan Rama.

Vetëvrasjet e pacientëve, Rama nxjerr bilancin e Italisë

Rama i është përgjigjur opozitës për pacientët që hidhen apo vetëvriten nga spitalet COVID.Rama bën krahasimin me italinë për periudhën mars-gusht duke theksuar se në shtetin fqinj janë vetëvrarë 71 persona me COVID-19.

Ai madje ironizon duke theksuar se dhe opozita do kalojë me dimrin bashkë me COVID-19. Në Shqipëri tre pacientë me COVID-19 janë vetëhedhur nga spitalet dedikuar trajtimit të tyre duke gjetur vdekjen, kurse një rast i katërt u shënua sot tek Infektivi, por që mbeti i plagosur.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT