Avokati serb: Ja si i dorëzoi Serbia në Hagë dosjet për krerët e UÇK-së

Serbia, në mënyrë të organizuar ka bashkëpunuar dhe ka dorëzuar dokumente në Gjykatën Speciale të Hagës kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përveç ish-prokurorit Dragoljub Stankoviç, dokumente dhe foto në adresë të Hagës ka dorëzuar edhe ish-ministri i Drejtësisë së Serbisë, Vladan Batiç.
Këtë e bën të ditur Kosovo Online, që i referohet avokatit serb, Pedrag Saviç.
Ministri serb ka dërguar në Hagë më shumë se 50 mijë faqe dokumente.
Batiç bën të ditur se zyra e Prokurorit të Serbisë i dorëzoi dosjet në Prokurorinë e Gjykatës Speciale, të cilat janë dorëzuar edhe në letër edhe në variantin digjital.
Të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati e Sali Mustafa.