Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë funksionin e Gjykatës Speciale në Hagë

Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka reaguar pas daljes në Gjykatën Speciale të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.

Referuar fjalëve të avokatit të ish-presidentit Thaçi, i cili tha “se salla e gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar”, Meidani thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë funksionimin e kësaj sajese politike.

Postimi i plotë:

Me beri pershtypje nje pasazh tek … Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është përgjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nese me te vertete, ne sallen e kesaj gjykate nuk ka asnje shenje te nje institucioni kosovar, atehere, me urgjence, Kuvendi i Kosoves duhet te ndermarre inisiativen e domosdoshme per amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe per vendosjen e nje afati koheshkurter te nderprerjes se funksionimit te kesaj sajese politike, te miratuar ne nje parlament vendor dhe te “pompuar” si gjoja nje gjykate nderkombetare!…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT