Samiti Sofjes, Majlinda Bregu jep detaje pas mbledhjes: U kry! Arrihet marrëveshja për bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu ka bërë me dije se sot në Samitin e Sofjes është arritur marrëveshja për bashkëpunimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.

Me anë të një njoftimi në ‘facebook’ Bregu ka falenderuar të gjithë partnerët për mbështetjen dhe besimin.

“Krijimi i Tregu të Përbashkët Rajonal, nuk ishte udhëtim i lehtë, as do të ndryshojë rajonin brenda natës, por destinacioni justifikon gjithë mundimin,” shkruan Bregu.

Sot u mbajt Samiti i Sofjes, si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkë drejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë i Bregut:

U Kry! Një fazë e re për Integrimin Rajona Ekonomik nisi sot me miratimin nga 6 liderët e Ballkanit Perëndimor të Tregui te PërbashkëRajonal dhe Agjenda Gjelbër për Ballkanit Perëndimor. Të dyja të lehtësuara nga #RCC @regionalcooperationcouncil_rcc

Faleminderit të gjithë partnerëve për mbështetjen dhe besimin. Good luck ?Kryesisë së radhës të Procesit të Berlinit nga Gjermania dhe Faleminderit Kancelares Merkel për vlerësimin e shprehur sot.

Krijimi i Tregu të Përbashkët Rajonal, nuk ishte udhëtim i lehtë, as do të ndryshojë rajonin brenda natës, por destinacioni justifikon gjithë mundimin!.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT