Mbyllja e universiteteve, Rakacolli: Është më mirë kështu, tani studentët do të shkojnë vetëm në kafe, më parë shkonin edhe në auditore

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se mbyllja e universiteteve është një vendim i mirë, pasi kështu nuk përhapet koronavirusi.

Sipas saj, më parë studentët shkonin në auditore dhe në kafe, duke rrezikuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa tashmë do të shkojnë vetënm në lokal, duke e ulur rrezikun e infektimit.

“Ashtu ai do të shkonte edhe në auditore edhe prapë do shkonte në kafe. Tani të paktën do shkojë vetëm në kafe”, tha Rakacolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT