Rama: Paketë për të financuar barnat e të sëmurëve me Covid nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se qeveria ka gati një paketë për të mbështetur të sëmurët me Covid për barnat esenciale për ata që kurohen në shtëpi.
Edhe pse një ditë më parë ishte Presidenti Ilir Meta që kërkoi rimbursim për ilaçet e të infektuarve, e kur kreu i PD-së Lulzim Basha e ka kërkuar me kohë, Rama tha se ky ka qenë plan i përcaktuar i qeverisë.
“Strategjinë e ka edhe Presidenti në zyrë”, edhe pse ka marrë udhët. “Nuk është qeverisja një rruletë, pasi unë e dija se do vazhdojë prandaj nuk u shbalancuam në pranverë, e kur “Luli, Likja, Moni Xhikja kërkonin të paguajmë e harxhojmë gjithçka, pra piramidë, Sude, Vebi a ku di unë”, tha Rama.