Marrëveshja me ndërmjetësimin e Rusisë/ Rama përshëndet paqen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë kryetarit të OSBE-së, ka përshëndetur marrëvshjen e arritur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, për ndërprerjen e luftimeve në Malësinë e Karabakut.
“Kryesia shqiptare e OSBE, mirëpret ndërprerjen e luftimeve në Nagrono-Karabakh. Për të arritur një paqe të qëndrueshme, angazhimi ndërkombëtar duhet të ndihmojë që çdo zgjidhje e rënë dakord, duhet të jetë e qëndrueshme dhe e pajtueshme me parimet humane”, shkruhet në faqen e OSBE në Twitter.
Azerbajxhan dhe Armenia firmosën marrëveshje për armëpushim mbrëmjen e djeshme, e arritur me ndërmjetësim të Rusisë, që konsiston në tërheqjen e forcave armene nga Lachin, Kalbajar dhe Agdam Armenia.
Në kuadër të këtij akordi, i cili parashikon pozicionimin e forcës paqeruajtëse ruse në rajon, do të ngrihen gjithashtu qendra mbikëqyrëse të formuara nga trupa ruse dhe turke.