Hyn në librin Guiness/ 1000 pemë nga Turqia mbillen në Farkë, Rama falenderon Erdogan

Turqia i ka dhuruar vendit tonë 1000 fidanë pemë, të cilat do të mbillen në liqenin e Farkës. Në aktivitetin “Frymëmarrje për të ardhmen” i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij falënderoi publikisht Turqinë dhe presidentin Erdogan për dhuratën e çmuar.

Rama u shpreh se ky është një aksion që po ndodh në të njëjtën orë në disa vende të botës, ndërsa do të mbillen gjithsej 11 milionë fidanë, duke e futur këtë nismë në librin Giness. Mes të tjerash kreu i qeverisë shqiptare tha se Erdogan është mik i shqiptarëve.

“Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Guiness.

Në liqenin e Farkës po mbjellim 1 mijë pemë në një proces që Tirana ka qenë në vijën e parë, me një ndërprerje të vogël gjatë dy fazave, që kur isha kryetar bashkie dhe qysh Erioni ka marrë bashkinë në funksion të shumicës. Jam krenar që sot ne shohim frytet e prekshme të moratoriumit që ka ndaluar prerjen e pyjeve përveçse nevojave të popullsisë në zona të caktuara. Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme të mushkërive të vendit dhe të faunës, çka mund të shihet në mënyrën më spektakolare në parkun kombëtar të Divjakës. Turqia është një nga shembujt domethënës në botë, ka një ekspertizë të jashtëzakonshme që bujarisht do na e përcjellë dhe ne. Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”, tha Rama.

Hyn në librin Guiness/ 1000 pemë nga Turqia mbillen në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT