15 vite e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë/ KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Arjana Fullani

Komisioni i Pavarur i Apelimit la në fuqi vendimin për përjashtimin nga radhët e sistemit të drejtësisë të Arjana Fullanit.
Fullani ankimoi vendimin e datës 23 korrik të 2019, për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, gjë që u hodh poshtë.
Sipas KPA-së, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetingut, Fullani ishte gjyqtare ndërsa shton se vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.
Në dalje ajo u shpreh se do të vijojë betejën e saj ligjore. “Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shume mirë ligjin procedural, mendo ca ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, tha Fullani.