Infektohen me koronavirus 220 arsimtarë në qarkun e Korçës, Bashkia bën thirrje për mësues vullnetarë

Jugu i Shqipërisë deri tani është më i prekuri nga infektimet me koronavirus.
Sipas informacioneve për mediat, në Bashkinë e Korçës kanë rezultuar 50 mësues me Covid-19 dhe 20 raste në Pogradec.
Ndërkohë që 30 raste të tjera janë të shpërndara në qytetet e tjera të rrethit.
Bashkia e Korçës ka bërë thirrje për mësues vullnetarë, pasi arsimtarët e infektuar janë karantinuar në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të frekuentojnë mësimin.
Sipas DSHP, 20 nxënës janë infektuar me koronavirus në Korçë dhe 8 të tjerë në Pogradec.
Gjithashtu mësohet se në të gjithë qarkun janë infektuar 220 mësues.