Raporti i Dick Marty/ Balla: Palo akuza ndaj luftëtarëve të UÇK, Basha të qartësojë rolin e tij

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se edhe në Shqipëri kishte një Shtëpi të Verdhë.

“Po hartojmë një dokmuent që do të ngrejë një Komision të Posaçëm që ka të bëjë me një akt aspak shtetar të qeverisë së vitit 2012 që në raportin e Dick Marty thuhej se në Shqipëri kishte një Shtëpi të Verdhë, që dihet kush ka qenë.

Pas raportit të Dick Marty ka pasur një investigim që nuk ka ndodhur asgjë në Shqipëri rreth asaj që është thënë. Kuvendi i Shqipërisë do qartësojë dhe do heëdhë poshtë të gjitha akuzat e raportit të Dick Marty.

Lulzim Basha të qartësojë rolin e tij në këtë histori. Në Kosovë nuk ka patur genocid serb, janë ngritur palo-akuza kundër luftëtarëve të Kosovës,” tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT